Bombardimet ruse në Siri, hidhet në erë spitali
Një spital në veri-perëndim të Sirisë, i mbështetur nga Médecins Sans Frontieres (MSF), është shkatërruar nga një sulm ajror.
Bamirësia mjekësore tha se tetë anëtarë të stafit ishin zhdukur pas sulmit në Maarat al-Numan, por kjo nuk e ka identifikuar se kush ishin autorët përgjegjës të këtij bombardimi ajror.
Një grup monitorimi raporton se të paktën nëntë persona u vranë dhe se avioni rus kishte në shënjestër qytetin.
Sulmi vjen pak ditë pasi Rusia dhe fuqitë e tjera botërore ranë dakord për një ndërprerje të kufizuar të luftimeve në Siri. Më shumë se 250,000 njerëz kanë vdekur në pothuajse pesë vjet të luftës në Siri. Njëmbëdhjetë milionë të tjerë kanë braktisur shtëpitë e tyre pasi forcat besnike të presidentit Bashar al-Assad si edhe militantët xhihadistë nga të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS) po luftojnë në vend. Sulmi është cilësuar i qëllimshëm.
MSF tha se katër raketa goditën spital në Maarat al-Numan, një qytet rebel i ndodhur rreth 30 km (20 milje) në jug të qytetit të Idlib. Spitali është goditur brenda disa minutash të hënën në mëngjes.
Tetë anëtarë të stafit në spital, i cili kishte 30 shtretër, janë zhdukur, tregojnë të njëjtat burime.
Burimi: BBC/ Sidorela Lepri
KOHA JONË SONDAZH

