Bombardimi i kampit të refugjatëve, imazhet e tmerrshme të masakrës
Të paktën 28 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga një sulm ajror i cili goditi një kamp refugjatësh në veri të Sirisë, kanë pohuar aktivistët anti-qeveritarë.
Imazhet e postuara në internet pretendojnë se çadrat e refugjatëve janë shkatërruar nga bombat që ranë në kamp. Të tjera imazhe tregojnë trupat e djegur të sirianëve që janë të shtrirë në tokë të mbuluar nga pluhuri. Gratë e gjakosura dhe fëmijët janë nisur pas tragjedisë me kamionçinë drejt vende më të sigurta. Nuk dihet ende se kush është përgjegjës për këtë fatkeqësi por raporte të pakonfirmuara akuzojnë se avionët luftarakë sirianë apo ruse janë përgjegjës për dëmin e shkaktuar.
Avionët kanë gjuajtur raketa mbi kampin që gjendet në fshatin al-Kammouna. Dy raketa ranë në afërsi të kampit duke shkaktuar panik tek njerëzit dhe dy të raketa të tjera goditën kampin në brendësi, ku dhjetëra tenda u përfshinë nga flakët.
Komitetet lokale kanë raportuar se numri i të vdekurve është në rritje por nuk kanë një shifër të saktë. Presidenti sirian Bashar al-Assad thuhet se ka pasur në shënjestër civilët e pafajshëm “në kampet kufitare”, pas bombardimeve të tjera në rajonet kurde në muajt më parë.
Burimi: Daily Mail/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

