Bombarduesi rus “i ngrin buzëqeshjen” ushtarëve të NATO-s (FOTO)
Një bombardues rus “Tu-142” shokoi marinsat e ndodhur në një anije të SHBA që ishte duke marrë pjesë në stërvitjen masive të NATO-s Trident 18 në Norvegji.
Fotot spektakolare të fluturimit të avionit rus mbi kokën e ushtarëve amerikanë pritet të ndezin një trazirë mediatike, teksa Moska ka ruajtur qetësinë duke e quajtur fluturimin një veprim rutinë.
Aeroplani rastësisht u shfaq në ajër në momentin kur marinsat në bordin e USS Mount Whitney, anije e Flotës së Gjashtë të SHBA, u mblodhën në kuvertë për një foto në grup.
“Është një aeroplan i zbulimit të patrullës detare me rreze të gjatë”, tha një nga marinsat. “Military.com” njoftoi se ushtari amerikan ishte “i hipnotizuar” pasi ai ishte dëshmitar i “ariut” rus që u pa në ajër për herë të parë.
Por tabloidët, mes tyre The Sun, nxituan për të senacionalizuar incidentin, duke thënë se aeroplani rus ishte “duke rrezikuar të gjithë – për një luftë me 29 shtete aleate” – nëse jo një luftë të tretë botërore.
🔺 #NOTAM – Norwegian Sea:
🇷🇺 Russian Navy 'ROCKET TEST FIRINGS'
"RECEIVED FROM MAIN AIR TRAFFIC MANAGEMENT CENTER OF RUSSIA
THIS IS TO INFORM YOU THAT The RUSSIAN NAVY PLAN TO ROCKET TEST FIRINGS IN THE BASIN OF THE NORWEGIAN SEA: 01, 02, 03 NOV 2018.
DAILY 0700-1400." pic.twitter.com/hfENipSxDZ— CivMilAir ✈🇬🇧🇺🇦 (@CivMilAir) October 30, 2018
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë konfirmoi se dy avionë kundër-nëndetëseve “Tu-142” kryen një fluturim të planifikuar mbi ujërat neutrale të Detit Norvegjez të premten. Avionët kaluan 12 orë në ajër dhe u kthyen me sukses në bazën në Rajonin Vologda në Rusinë qendroro-veriore.
“Të gjitha fluturimet detare të Marinës ruse kryhen në përputhje të plotë me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore pa shkelur kufijtë e vendeve të tjera”, tha ministria.
KOHA JONË SONDAZH

