Bombë gjatë festimeve për Profetin Muhamed, del videoja

Këto janë pamjet e horrorit  nga sulmi vetëvrasës me bombë në Kabul, ku të paktën 55 persona mbetën të vrarë, gjatë festimeve për ditëlindjen e Profetit Muhamed.

Një nga të pranishmit në mbledhjen e myslimanëve, i cili po regjistronte me telefonin e tij aktivitetin, arriti të fiksonte edhe pamje nga shpërthimi.

Gjatë sulmit të paktën 94 persona mbetën të plagosur, nga të cilët 20 janë në gjendje kritike për jetën.  Mendohet se bomba është vendosur me lehtësi nga autorët  duke qenë se organizuesit e eventit nuk kishin kërkuar siguri nga policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Viktimat e sulmit, për fat të keq janë të gjithë studiues fetarë që u mblodhën për të përkujtuar ditëlindjen e Profetit Muhamed”, tha Basir Mujahid, zëdhënës i shefit të policisë së Kabulit.

Swiss Digital Mobile Reklama

(BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?