Bombë në Turqi, 4 policë të vrarë dhe 20 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin juglindor të Diyarbakirit në Turqi, në shënjestër të të cilit ka qenë një automjet i forcave policore pranë një stacioni autobusi. Ambulanca dhe zjarrfikës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që raportohet për të paktën 4 oficerë policie të vdekur.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 17 të pasdites së sotme me orën lokale, kur një pajisje eksplozivi është aktivizuar në një zonë jashtë një stacioni autobusësh në qytet. Fotot nga vendngjarja tregojnë disa automjete, përfshi edhe një autobus, të shkatërruar.

Një televizion turk bën të ditur se të paktën 20 persona të tjerë, policë e civilë, janë plagosur. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare në lidhje me shkakun e shpërthimit, por Turqia është goditur nga një valë sulmesh terroriste vdekjeprurëse gjatë vitit të kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Diyarbakiri është një qytet me rreth një milion banorë, dhe një nga më të mëdhenjtë në Juglindje të Turqisë, e gjithashtu edhe me shumicë kurde.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?