Bora dhe moti i keq “pushtojnë” Mbretërinë e Bashkuar, pezullohen të gjitha fluturimet në aeroporte

Të gjitha fluturimet janë pezulluar në aeroportin Stansted në Mbretërinë e Bashkuar pasi u detyrua ta mbyllte pistën e fluturimeve për shkak të motit të keq.

Heathrow dhe Gatwick gjithashtu anuluan ose vonuan fluturimet pasi bora, akulli dhe mjegulla përfshinë Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC-ja të hënën.

Një paralajmërim për mot më të vështirësuar mbetet për Skocinë, Londrën dhe Anglinë jugperëndimore deri të hënën në mëngjes.

Trenat gjithashtu janë vonuar dhe drejtuesit e mjeteve janë paralajmëruar të kenë kujdes pas disa aksidenteve në autostradë.

Stansted tha të dielën në mbrëmje se pista e saj e vetme ishte e mbyllur për të lejuar pastrimin e borës për shkak të kushteve të motit dhe të gjitha fluturimet u pezulluan.

Aeroporti thuhet se do të hapet pasi të jenë plotësuar kushtet për fluturime.

SHKARKO APP