Borë në mes të gushtit, ja ku ndodh çudia (FOTO)
Bota E Hënë, 31 Gusht 2020 19:29
Teksa Ballkani po përvëlohet nga i nxehti afrikan, në Slloveni nuk ndodh e njëjta gjë. Sllovenia ditën e sotme është zbardhur nga bora. Mediat e huaja kanë publikuar disa foto ku shihet se ka rënë borë në Kredarica, një majë mali në Alpet sllovene. Sipas mediave sllovene, reshjet e fundit vijnë për shkak të zhvendosjes së lëvizjes frontale dhe depërtimit të ajrit të ftohtë nga veriu i Europës.