Boris Johnson: Rusia ka bërë gjëra të këqija në Ballkan dhe në SHBA
Shefi i diplomacisë britanike, Boris Johnson, ka deklaruar se Britania e Madhe i ka thënë presidentit të ri të SHBA, Donald Trump, se Rusia është e zonja për të bërë punë të ndryshme të ndyra, se nuk dëshiron asnjë gjë të mirë dhe se kjo është e qartë me ato që ka bërë në Ballkanin Perëndimor”.
“Nëse shikoni se çfarë kanë bërë rusët në Ballkanin Perëndimor dhe sulmet kibernetike, është e qartë se ata nuk duan asnjë gjë të mirë”, ka thënë ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson, transmeton Koha.net.
Siç njofton AP, Johnson ka thënë se “është relativisht e qartë se hakimi i emailavetë demokratëve ka ardhur nga rusët.
“Megjithëkëtë, do të ishte marrëzi nga ana jonë sikur edhe më tej ta demonizojmë Rusinë e ta shtyjmë edhe më tepër në kënd”, ka thënë Johnson pas takimit me bashkëpunëtorë të Trumpit.
Ai ka shtuar se ka mirëkuptim ndërmjet Britanisë së Madhe dhe administratës së re amerikane.
KOHA JONË SONDAZH

