Borrell: Ndarjet në Ballkanin Perëndimor në 2021 penguan rrugën e vendeve drejt BE-së

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, vlerësoi se në vitin 2021 rritja e përshkallëzimeve dhe retorika e ndarjeve në Ballkanin Perëndimor pengoi vendet e rajonit në afrimin e tyre ndaj të ardhmes evropiane.

Në blogun e tij të Vitit të Ri mbi zhvillimet më të rëndësishme në 2021 në fushën e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes të BE-së, Borrell e përshkroi vitin si “vitin e tranzicionit” në të cilin BE-ja punoi për të ruajtur interesat dhe vlerat e saj dhe për të forcuar botën globale.

Duke folur për fqinjësinë e afërt të BE-së, Borrell u fokusua kryesisht në Ukrainë, Moldavi dhe Bjellorusi, ku Bashkimi, tha ai u përball me shembuj të qartë të politikës së pushtetit dhe sulmeve hibride.

“Ndërsa sulmet hibride përhapen, ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe Moldavinë në rezistencën ndaj Rusisë dhe të mbajmë një qasje të pamëshirshme ndaj Bjellorusisë”, shkroi Borrell.

SHKARKO APP