Bosët e mafias jetonin si “kafshë”, në mal

Giuseppe Ferraro dhe Giuseppe Crea, anëtarë të fuqishëm dhe jashtëzakonisht të pasur kanë qenë në listën e të arratisurve më të rrezikshëm në Itali

Romë: Policia e anti-mafias italiane ka kap dy bosët e arratisur këtë të premte, pasi i zbuloi ato që “jetuar si kafshë”, në një strofull malore me një arsenal të armëve. Giuseppe Ferraro, 47 vjeç, dhe Giuseppe Crea, 37 vjeç, të dy anëtarë të nivelit të lartë të një grupi të fuqishëm dhe jashtëzakonisht të pasur, kishin qenë në listën e të arratisurve më të rrezikshëm në Itali, ka raportuar policia.

Ferraro, u shpall fajtor në mungesë, për një numër vrasjesh brutale dhe atë policia e përshkroi si “jashtëzakonisht të rrezikshëm”, dhe kishte qenë në arrati për gati 18 vjet. Crea, i kërkuar për shoqata të mafias dhe grabitje, u zhduk 10 vjet më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ferraro gjithashtu besohet se ka qenë i përfshirë në vdekjen e bosit rival Domenico Bonarrigo në një luftë klanore. “Ata janë duke jetuar në një bunker të fshehur nga shkurre të dendura dhe pemë,” tha prokurori Federico Cafiero De Raho, duke e përshkruar vendin me një strofull në male pranë qytetit të Maropati në rajonin Reggio Calabria të Italisë jugore. “Ata jetonin si kafshë, bënin një jetë të ftohtë dhe larg nga shoqëria”, por me kontakt mjaft me botën e krimit për të sunduar mbi bandën kur është e nevojshme, tha Cafiero De Raho.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot është një tjetër ditë e madhe për vendin, sepse sot drejtësia edhe një herë ka fituar, “, tha ministri i Italisë Drejtësisë Angelino Alfano në një deklaratë për shtyp.

Burimi: Gulf News

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?