Bosnja: Ndërkombëtarët, të mbrojnë boshnjakët e Sanxhakut
Lideri i Këshillit Kombëtar Boshnjak (BNV) Sulejman Uglanin i ka dërguar një kërkesë Këshillit të Sigurimit të OKB-së që urgjentisht dhe pa vonesë të dërgojë forca ndërkombëtare në Sanxhak, sipas tij, për ndalimin e konfliktit dhe për marrjen e masave të tjera në mbrojtje të popullit boshnjak në këtë rajon.
Siç njofton BNV, të cilën e përcjell gazeta e Beogradit Veçernje Novosti, “bashkësia ndërkombëtare ftohet të vendosë mision special me qëllim të pengimit të konfliktit për të ndaluar frikësimin dhe kërcënimin e mëtejmë kundër boshnjakëve, por edhe për preventivë për të pamundësuar valën e re të terrorit shtetëror, krimit dhe spastrimit etnik në Sanxhak”.
Ndaj kësaj kërkese ka reaguar shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, i cili ka thënë që kërkesa të jetë e pakuptimtë dhe që për të nuk do të reagojë askush në botë.
“Paqja dhe stabiliteti në Serbi nuk janë rrezikuar. Ky është, haptas, një provokim i madh për të destabilizuar vendin”, ka thënë ai.
BNV ka theksuar se punon për boshnjakë, se populli është i kërcënuar, se në Serbi boshnjakët janë të diskriminuar dhe se gjendja e tyre është padurueshme.
Këtë letër, BNV ia ka dërguar edhe OSBE-së, BE-së dhe Këshillit të Evropës.
KOHA JONË SONDAZH

