Bota ka nevojë për një marrëveshje të re tregtare
Viti i kaluar ishte i paharrueshëm për ekonominë globale. Jo vetëm për performancën zhgënjyese, por për disa ndryshime të thella negative që ndodhën në sistemin ekonomik global. Ky shkrim është pjesë e një analizë të “Project Syndicate”, për konceptimin e ri, të quajtur; Fryma e re Gjeo-Ekonomike, shkrimi i mëposhtëm, është punim nga novelisti për ekonomi Joseph Stiglitz.
Nga Joseph Stiglitz-
Ana pozitive dhe më e dukshmja për 2015, ishte marrëveshja për klimën në Paris, muajin e kaluar. Bota është duke lëvizur, drejt një ekonomie të gjelbër. Një ditë, lëndët djegëse fosile do të jenë kryesisht një gjë e së kaluarës. Pra, kushdo që investon në qymyr tani e bën këtë në rrezik të tij ose të saj, sepse do të ketë humbje. Duhet të kemi të gjithë ndërgjegjen se investimi për zona të gjelbërta është më i miri, për të gjithë globin. Në të vërtetë, lëvizja drejt një ekonomi të lartë si ajo e karbonit, ku interesat e qymyrit, gazit, naftës, shpesh dominojnë, është vetëm një nga disa ndryshimet e mëdha që pritet të ndodhë. Gjeo-ekonomia globale tani më po shkon drejt një qasje ekologjike. Banka për Zhvillim, e themeluar nga BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut), ishte nisur gjatë vitit të kaluar, duke u bërë institucioni i parë financiar më i madhi ndërkombëtar, i udhëhequr nga vendet në zhvillim.
Vendimet më të diskutueshme gjeo-ekonomike të vitit të kaluar, janë për një tregti të shqetësuar. Ata që kërkojnë integrim më të ngushtë ekonomik, kanë një përgjegjësi të veçantë për të qenë avokatë të fuqishëm të reformave të qeverisjes globale: Nëse autoriteti mbi politikat e brendshme është prekur në organet mbi-kombëtare, atëherë hartimin, dhe zbatimin e rregullave dhe rregulloreve duhet të jetë veçanërisht i ndjeshëm ndaj shqetësimeve demokratike. Si rezultat, kjo kishte për qëllim nxitjen e një regjimi global, për një tregtie të lirë, e që i ka dhënë rrugë një regjimi mos përputhshëm të menaxhimit global.
Edhe mënyra sesi Obama ka argumentuar për marrëveshjen e re tregtare, tregon se si ka një kontakt me ekonomitë më të zhvilluara të globit. Ai vazhdimisht është shprehur se TEC-i do të përcaktojë se kush nga dy vendet, Amerika apo Kina, do të shkruajë rregullat e reja tregtare në këtë shekullur të ri. Qasja e saktë është që të arrijë në këto rregulla kolektivisht, me gjithë zërat e të gjithë aleatëve, dhe në mënyrë transparente. Obama ka kërkuar që të përjetësojnë biznes si zakonisht, ku rregullat që qeverisin tregtinë globale dhe investimet, të jenë të shkruara nga SHBA –ja. Kjo duket të jetë e papranueshme për të gjithë aleatët global, të cilat janë të angazhuar për një tregti të re, mbi parimet demokratike.
Në vitin 2016, ne duhet të shpresojmë për humbjen e TEC-in dhe fillimin e një epoke të re të marrëveshjeve të tregtisë që nuk shpërblejmë një fuqi të vetme dhe që nuk do të ndëshkojnë shtetin më të dobët. Marrëveshja e klimës në Parisit mund të jetë një shenjë paralajmëruese e shpirtit për të mbështetur bashkëpunimin e vërtetë global.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

