Bota në ”pushtetin” e Covid-19, ja numri i viktimave
Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 ka shkuar në 6,069 ndërsa numri i të prekurve mbetet 162,577. Numri total shkoi në 6,036 fillimisht pasi 105 persona humbën jetën në Spanjë. Tashmë numri është mëse dyfishuar në 292 persona. Kina mbetet vendi më i prekur dhe me numrin më të madh të vdekjeve, 3,199 ndërsa pandemia tashmë po përhapet me një shpejtësi të madhe në Evropë ku Italia mbetet vendi më i prekur. Në Itali, numri i personave të prekur është 21,157 ndërsa kanë ndërruar jetë 1,441 persona. Së shpejti pritet të publikohen edhe të dhënat për ditën e dielë. Kurse në Shqipëri, numri ka shkruar në 42 të prekur dhe 1 viktimë.