“Brexit” firmoset me 25 nëntor

Samiti për të finalizuar marrëveshjen për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, do të mbahet më 25 nëntor.

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, konfirmoi datën për takimin e jashtëzakonshëm, ndërsa shprehu shqetësimin për paqëndrueshmërinë politike në Londër. Tusk foli për këtë situatë gjatë një konference të përbashkët me kryenegociatorin për Brexit, Michel Barnier.

“Në ditët në vazhdim do ta fillojmë fazën e fundit të këtij procesi. Marrëveshja është duke u analizuar nga të gjithë anëtarët e shteteve dhe në fund të javës, 27 ambasadorët evropianë do të takohen për ta finalizuar këtë marrëveshje. Nëse nuk do të ndodhë asgjë e jashtëzakonshme, do të mbajmë një mbledhje të Këshillit Evropian për të finalizuar një formalizim të marrëveshjes Brexit. Ajo do të zhvillohet të dielën më 25 nëntor në orën 9.30”, – tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tusk i bëri thirrje ambasadorëve të BE-së të mos bëjnë shumë komente gjatë shqyrtimit të draft marrëveshjes. Ndërsa kryenegociatori i Unionit, Michel Barnier, tha se dosja prej 585 faqesh, shënon një përparim vendimtar për marrëveshjen përfundimtare për Brexit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por projekt-marrëveshja, e negociuar nga zyrtarët britanikë dhe ata të Bashkimit Evropian, duhet të marrë edhe miratimin e parlamentit në Londër.

Ndërkohë, përpjekjet e fundit për Brexit kanë shkaktuar furtunë në qeverinë Britanike. Sekretari i Shtetit për Irlandën e Veriut, konservatori Shailesh Vara njoftoi dorëheqjen për shkak të qëndrimit kundër projektmarrëveshjes për Brexit.

Partitë kryesore të opozitës britanike njoftuan gjithashtu mospranimin e marrëveshjes, e cila ende nuk është publikuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?