Brexit, Holanda kundër rinegocimit të marrëveshjes me Britaninë

Kryeministri holandez, Mark Rutte paralajmëroi homologen britanike, Theresa May se nuk do të kishte asnjë rregullim të marrëveshjes për Brexit, e kundërshtuar në masë nga Parlamenti Britanik këtë javë.

Rutte, pas bisedës telefonike me kryeministren britanike deklaroi gjithashtu se vendet e Bashkimit Europian duhet të përgatiteshin për më të keqen në hipotezën e një Brexit të vështirë.

Gjatë konferencës së përjavshme për shtypin ai pohoi se i kishte thënë May-it se vërtetë nuk shikonte sesi mund të bëheshin më shumë rregullime.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘’Nuk ka asgjë të paarsyeshme në marrëveshje, as nga pala britanike as nga ajo europiane. Kjo marrëveshje është ajo që është”, shtoi Rutte, raporton ‘Ata‘.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?