Brexit, May pranë përballjes finale
Kryeministrja britanike, Theresa May do të përballet me kabinetin e saj më vonë gjatë ditës, teksa synon të fitojë mbështetjen e kolegëve të saj për një draft marrëveshje për Brexitin në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian.
Ministrat e lartë do të mbledhë në zyrën e saj në Downing Street pasdite, pavarësisht thirrjeve për të kundërshtuar këtë marrëveshje, qoftë nga mbështetësit apo kundërshtarët e Brexit-it.
Në kohën kur kanë qarkulluar lajmet se është arritur marrëveshje për draftin e parë, funta britanike është rritur në krahasim dollarin amerikan për 0.12 për qind si dhe ndaj euros për 0.16 për qind. Në të njëjtën kohë, ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë marrëveshjen dhe ka mundësi të organizojnë një samit urgjent për ta nënshkruar atë. Britania pritet të largohet nga blloku evropian në mars të vitit 2019.
KOHA JONË SONDAZH

