Brexit në parlamentin britanik – BBC konfirmon votimin në parlament më 15 Janar

Deputetët në parlamentin britanik do të votojnë për marrëveshjen e Brexit të Theresa May më datë 15 janar, raporton BBC duke përmendur burime të Qeverisë.   Vota në parlament u anulua muajin e kaluar nga vetë Kryeministrja, që parashikonte mposhtjen,  por sipas BBC votimi nuk do shtyhet këtë herë.

Qeveria do të shtojë gjithashtu sigurimet për masën  parandaluese të kufirit me Irlandën. Paralelisht, më shumë se 200 anëtarë të parlamentit kanë nënshkruar një letër drejt Theresa May, që i bën thirrje asaj që të heqë alternativën e daljes pa marrëveshje nga Bashkimi Europian.

Deputetët, përfshirë mbështetësit e qëndrimit dhe daljes nga Europa, pritet të zhvillojnë bisedime me Kryeministren këtë javë. Marrëveshja e Theresa May, që mbulon kushtet e divorcit të Mbretërisë së Bashkuar si dhe kuadrin e marrëdhënieve të ardhshme me Bashkimin Europian, është rënë dakord me liderët e Europës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë,  hallka më e vështirë, që është kalimi në parlamentin britanik,  nuk është zhvilluar ende.   Mbretëria e Bashkuar pritet të dalë nga Bashkimi Europian më 29 Mars 2019, pavarësisht arritjes apo jo të një marrëveshjeje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?