Brexit rrit çmimin e pushimeve verore për familjet

Rënia në vlerë e funt në prag të referendumit të BE-së ka rritur çmimet tek familjet me të ardhura mesatare në Britani, vlerësojnë ekspertët. Rënia me dhjetë për qind e funt kundër euros do të thotë se një familje mesatare do të duhet të paguajnë një shtesë prej 245 dollarësh për pushime në një vend të Europës.

Siç raporton gazeta “The Indepedent”, rritja e kostos së udhëtimit u bazua në shifrat e agjencive të udhëtimit, të cilat zbuluan se pushuesit britanikë kanë marrë një mesatare prej 513 dollarëve të shpenzimeve për person.

Ekspertët e udhëtimit kanë këshilluar që ato familje që ende nuk kanë planifikuar pushime jashtë vendit, duhet të zgjedhin oferta gjithë-përfshirëse, ku çmimi të jetë vendosur shumë kohë para se vlera e funt të ndryshonte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bob Atkinson i një agjencie turistike ka thënë se: “Çmimet janë rritur shumë pas rënies së paund-it. Ne tashmë po shohim një rritje në popullaritet për opsionin e pushimeve me marrëveshje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

R.SH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?