Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 15:18 Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë “Qafë Thanë – Sot, së bashku me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në përurimin e sistemit të integruar kufitar “One Stop Shop”, pikë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bridget Brink emrëohet nga Biden si ambasadore në Ukrainë

Bota E hënë, 25 Prill 2022 22:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden emëroi diplomaten me përvojë Bridget Brink për postin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, tha Shtëpia e Bardhë të hënën, duke ndërmarrë kështu hapa për të plotësuar një pozicion vendimtar ndërsa Uashingtoni intensifikon përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën t’i bëjë ballë agresionit rus. Posti ka qenë i paplotësuar për afro tre vjet.

Ambasadorja Brink, një diplomate karriere shërben që nga viti 2019 si ambasadore në Sllovaki. Ajo ka shërbyer më parë në Serbi, Qipro, Gjeorgji dhe Uzbekistan, si dhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. Ajo është nga Miçigani dhe flet gjuhën ruse.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Përvoja dhjetëvjeçare e ambasadores Brink e bën atë personin më të përshtatshëm për këtë moment në historinë e Ukrainës”,-thuhet në një deklaratë të Departamentit të Shtetit. Emërimi kërkon konfirmimin nga Senati amerikan. Shtetet e Bashkuara nuk kanë patur ambasador në Ukrainë që kur ish-presidenti Donald Trump tërhoqi papritur ambasadoren e atëhershme amerikane, Marie Yovanovitch në maj 2019.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Këshilltarët demokratë dhe republikanë të Senatit thanë se nuk parashikonin probleme në procesin e miratimit të ambasadores Brink. Ajo u konfirmua me votim unanim në vitin 2019 kur ish-presidenti republikan Donald Trump e emëroi për postin aktual në Bratisllavë.

Mund t'ju interesojë

Rrjeti i Epstein në Rusi: 17 gra dhe përpjekje për të takuar Putinin

Rrjeti i Epstein në Rusi: 17 gra dhe përpjekje për të takuar Putinin

Para 5 orësh
Operacion i ICE në Seattle, dy pasagjerë arrestohen në avion

Operacion i ICE në Seattle, dy pasagjerë arrestohen në avion

Para 5 orësh
Sulme kibernetike në Europë: ngrirësit e supermarketeve dhe 16 incidente

Sulme kibernetike në Europë: ngrirësit e supermarketeve dhe 16 incidente

Para 6 orësh

Njoftimi për emërimin e saj u bë gjatë një udhëtimi në fundjavë të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin në kryeqytetin ukrainas Kiev, ku ata takuan Presidentin Volodomyr Zelenskiy dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas. Uashingtoni njoftoi gjithashtu se diplomatët amerikanë do të kthehen në Ukrainë këtë javë, fillimisht duke rifilluar “udhëtimet ditore” nga Polonia, ku ata janë aktualisht të stacionuar për në qytetin ukrainas perëndimor të Lviv përtej kufirit.

“Prania e shtuar e SHBA-së tregon mbështetjen tonë për Ukrainën dhe është pjesë e angazhimit të SHBA-së për të kthyer diplomatët tanë në Ambasadën tonë në Kiev sa më shpejt të jetë e mundur”,- tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë. Diplomatët amerikanë u larguan nga ambasada e Kievit gati dy javë përpara se të fillonte agresioni rus më 24 shkurt, duke zhvendosur disa funksione në Lviv përpara se të zhvendoseshin përfundimisht në Poloni.

Marrë nga VOA

Etiketat e lidhura

Bridget Brink
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë
Para 32 minutash

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn
Para 40 minutash

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Messi humbet toruan: godet kundërshtarin me top, por merr vetëm të verdhën. Inter Miami humbet, eliminimi afër
Para 1 ore

Messi humbet toruan: godet kundërshtarin me top, por merr vetëm të verdhën. Inter Miami humbet, elimin...

Çmimi i Madh i Las Vegasit thyen rekordet e F1: “Më kaotiku ndonjëherë”, thotë Norris
Para 1 ore

Çmimi i Madh i Las Vegasit thyen rekordet e F1: “Më kaotiku ndonjëherë”, thotë Norris

Më të lexuarat

1 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 4 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 3 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 17 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.