Britani e Madhe, aksident me makinë për princin Philip

Princi Philip është përfshirë në një aksident me makinë teksa hynte në rezidencën mbretërore të Sandringham, në Britaninë e Madhe, por fatmirësisht ka mbetur i padëmtuar.

Sipas lajmit të bërë publik nga Buckingham Palace, 97-vjeçari, bashkëshorti i mbretëreshës Elisabetta ishte në bordin e një veture e cila është përplasur me një tjetër mjet.

Duka i Edimburgut ishte në drejtimin e një Range Rover dhe po dilte nga një rrugë me pemë kur ndodhi aksidenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas dëshmitarëve okularë, makina me të cilën duka po lëvizte u përmbys.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëshmitarët okulistë thanë se ndihmuan princin të dilte jashtë automjetit. Ai ishte i vetëdijshëm por “shumë, shumë i tronditur” shtuan ata.

Korrespondenti mbretëror i BBC Nicholas Witchell shtoi se dy persona në automjetin tjetër u trajtuan për lëndime të lehta, sipas raporteve nga Policia Norfolk.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?