Britania dhe BE pranë mbylljes së marrëveshjes së Brexit mbi financat

Një marrëveshje që i jep Londrës, qendrës më të madhe të financave ndërkombëtare në botë, qasjen bazë në tregjet financiare të Bashkimit Europian pas Brexit është pothuasje gati, tha një zyrtar britanik.

Një marrëveshje e tillë do ti japë Mbretërisë së Bashkuar të njëjtin nivel aksesi në BE, të ngjashme me firmat e mëdha amerikane dhe japoneze.

“Ne po bëjmë progres,”-tha zyrtari për Reuters.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se marrëveshja mbi shërbimet financiare do të bazohet rreth sistemit ekzistues të “ekuivalencës” së BE, shumë larg nga qasja e thellë dhe preferenciale e tregut post-Brexit që shumë kanë shpresuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër zyrtar britanik, po ashtu duke folur në kushtet e anonimitetit, tha se, ndërsa ka pasur përparim, asgjë nuk është finalizuar ende.

Marrëveshja e shërbimeve financiare ishte pjesë e marrëveshjes së përgjithshme të Brexit që Kryeministri Theresa May shpreson të arrijë deri në fund të vitit, njoftoi zyrtari i dytë.

Ministri britanik i Brexit u shpreh se është bërë përparim në arritjen e një marrëveshjeje për shërbime financiare, ndërkohë që Komisioni Evropian nuk ka dhënë asnjë koment të menjëhershëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?