Britania do marrë 3 mijë fëmijë të refugjatëve
Britania në plan ka që të adresojë 3.000 fëmijë të refugjatëve që janë në nevojën më ekstreme për kujdestari, gjatë këtyre katër viteve. Një nga programet më të mëdha të risistemimit në botë për refugjatët për nxjerrën e tyre nga rajoni i shkatërruar i Sirisë.
Fëmijët, nga kampet e refugjatëve në Siri, janë identifikuar si në rrezik për shkak të martesave të fëmijëve ose forma të tjera të neglizhencës, abuzimit apo shfrytëzimit.
Ata do të zhvendosen në Britaninë e Madhe gjatë katër viteve të ardhshme dhe 20.000 refugjatëve që qeveria ka dhënë lejen për azil. Britania do të dërgojë 75 zyrtarë për të ndihmuar emigrantët në Greqi. Ministrat gjithashtu zbuluan se ka pasur një rritje të konsiderueshme në numrin e fëmijëve të zhvendosur nga kampet e emigrantëve në Calais dhe gjithandej në Francë.
Në total prej 24 fëmijëve janë ribashkuar me anëtarët e familjes në Britani të Madhe në gjashtë javët e fundit. Por Britania nuk do të marrë refugjatë të tjera direkt nga Europa për shkak të shqetësimeve se mund të krijojë “stimuj të çoroditjes që njerëzit të vënë jetën e tyre në duart e njerëzve trafikantëve”.
Burimi: Telegraph/Përshtati: Redjon Shtylla
Attachments area
KOHA JONË SONDAZH

