Britania do të presë një samit global për të mbështetur zhvillimin e një vaksine kundër Covid-19

Illustrative vial of coronavirus vaccine

Britania e Madhe do të presë një samit në 4 qershor për të inkurajuar bashkësinë ndërkombëtare të “mblidhen” për të mbështetur zhvillimin e një vaksine Covid-19, njoftoi të Premten Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Dominic Raab.

“Sëmundjet nuk kanë kufij, kështu që ne duhet të mblidhemi për t’u siguruar që Gavi (Aleanca e Vaksinav) është e financuar plotësisht dhe ekspertiza e tij është në zemër të përpjekjeve për të siguruar qasje të gjerë në çdo vaksinë COVID-19,” u shpreh Raab.

Gavi është një organizatë ndërkombëtare që synon të bashkojë sektorët publik dhe privat për të përmirësuar aksesin ndaj vaksinave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sekretari i jashtëm britanik shtoi se Britania gjithashtu do të mirëpresë Samitin e Përgjigjes Globale të koronavirusit më 4 maj së bashku me partnerët e tij ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian, Japoninë, Arabinë Saudite, Norvegjinë dhe Afrikën e Jugut.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Britania po luan një rol kryesor në përpjekjet për të zhvilluar një vaksinë kundër Covid-19 dhe testime më të mira. Ne jemi të kënaqur që të bashkë-organizojmë Samitin e Përgjigjes Globale të koronavirusit më 4 maj me partnerët tanë për të zhvilluar një vaksinë së bashku, “shtoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?