Britania gati për të qëlluar mbi avionët rusë
Po nxehet pak si shumë loja në Siri.Tension i lartë në qiejt sirianë midis Britanisë së Madhe dhe Rusisë. Një tension që u ngrit pas lëshimit të predhave ruse nga Kaspiku pak ditë më parë dhe që po rritet çdo ditë e më shumë. Siç raportojnë mediat britanike Times dhe Daily Star, Britania po përgatit raketat Tornado në Irak dhe Siri si një kundërmasë për avionët rusë. Britania Po armatos raketat ajërajër me rreze të shkurtër. Natyrisht që nuk po përgatiten për të luftuar ISIS por Rusinë. Avionët rusë kanë pushtuar qiejt sirianë dhe irakenë dhe Britania e Madhe nuk është e lumtur për këtë gjë. “Duhet të mbrojmë pilotët tanë”, deklaroi një zyrtar britanik për Daily Star. Avionëve britanikë iu janë dhënë instruksione që të shmangin çdo përplasje apo afrim me avionët rusë. Por nëse jeta e tyre do të rrezikohet janë të autorizuar të hapin zjarr kundër Migëve rusë. Një skenar dramatik, që do të mjaftonte për të hapur një betejë me përmasa të paimagjinueshme.