Britania kujton viktimat e Covid, sondazhi: 1 në 6 persona humbi një familjar

Britania shënon përvjetorin e izolimit të saj të pare nga pandemia dhe kujton të gjithë viktimat e Covid-19

Monumentet përreth Londrës, përfshirë London Eye dhe sheshi Trafalgar janë ndezur me të verdhë.

Britania të martën shënoi përvjetorin e izolimit të saj të parë të koronavirusit me një minutë heshtje në nderim të më shumë se 126,000 njerëzve që kanë vdekur.

Kryeministri britanik urdhëroi izolimin në 23 Mars të vitit të kaluar, duke mbyllur shkollat dhe dyqanet dhe shërbimet jo-thelbësore dhe duke ndaluar takimet e më shumë se dy personave.

Një sondazh i YouGov i kryer javën e kaluar zbuloi se një në gjashtë persona në Britani ka humbur një anëtar të familjes ose mik të ngushtë për Covid-19, raporton AFP

Fillimisht,izolimi  ishte menduar të zgjaste tre javë. Një vit më vonë, Britania është në fazën e saj të tretë të kufizimeve, por gradualisht po i lehtëson ato falë një fushate vaksinimi masiv.

Sidoqoftë, Kryeministri Johnson paralajmëroi se Britania duhej të qëndronte  roje ndërsa një valë e tretë tani përfshin të gjithë Evropën, pasi ai bëri thirrje për reflektim mbi humbjet e vitit të kaluar.

Përvoja ishte “si të luftosh në errësirë kundër një armiku të pashpirt dhe të padukshëm, derisa shkenca na lejoi të ndezim dritat dhe të fitojmë epërsinë”, tha ai në një konferencë shtypi.

“Britania do të krijojë një memorial për të vdekurit Covid “në momentin e duhur”, tha kryeministri, ndërsa mbrojti  politikat e veta si vendime shumë, shumë të vështira dhe nuk ka rezultate të mira në asnjë mënyrë”.

Zyrtarët evropianë ndërkohë janë të zemëruar që AstraZeneca deri më tani ka qenë në gjendje të japë kontratën e saj në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të plotë ndërsa nuk i përmbahet furnizimeve të saj në BE dhe po kërcënojnë të bllokojnë më shumë eksporte.

SHKARKO APP