Britania, në krizë konsumi – Bien shpenzimet edhe në Dhjetor, nuk ka rritje që prej Korrikut

Konsumatorët britanikë nuk i dhanë ndihmën e nevojshme ekonomisë së tyre gjatë Dhjetorit, duke dështuar të rrisin shpenzimet për të 5-tin muaj me radhë, tregojnë të dhënat më të fundit që vijnë nga Mbretëria.  Këto të dhëna i japin edhe më shumë zë idesë se, Banka e Anglisë mund të ndërhyjë këtë muaj duke shkurtuar normat e interesit, rrjedhojë e dobësimit të ekonomisë.

Të dhënat zyrtare tregojnë kështu se, vëllimi i shitjeve në Dhjetor ra me 0.6% krahasuar me Nëntorin, duke rrëzuar kështu pritshmëritë e tregjeve dhe analistëve. Kjo e dhënë negative vjen pavarësisht faktit se, Dhjetori shihet gjerësish si një muaj me konsum të lartë. Në terma mujorë, shitjet në Britaninë e Madhe nuk janë rritur që prej muaji Korrik, që është edhe rekordi më negativ që prej vitit 1996, kur edhe filloi matja e këtij indikatori.

Konsumi i ushqimeve ka pësuar rënien më të madhe në tre vite, thonë të dhënat e zyrës së statistikave në vend. Krahasuar me dhjetorin e vitit 2018, shitjet me pakicë ranë me 0.9%, thonë të dhënat./scan

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?