Britania rinis sulmet në Siri

 

Lufta kundër Shtetit Islamik, është në fazat kur në lojë vjen dhe Britania e Madh. Sipas një raportimi ajo ka filluar sulmin e dytë ndaj Shtetit Islamik në Siri. Ky shtet i është bashkuar të enjten Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj sulmeve kundër ISIS-it. Përvec Rusisë, edhe Britania është pjesë e forcave, që luftojnë kundër terroriste të shtetit islamik.

Avionët britanik Tornado u ngritën nga baza e Royal Air Force në Akrotiri, në Qipro para agimit, disa orë pasi parlamenti në Londër votoi me 223 vota pro pjesëmarrjes së saj në luftën kundër ISIS.

Swiss Digital Desktop Reklama

Parlamenti me këtë mbështeti planin e Kryeministrit David Cameron për të zgjeruar sulmet ajrore nga Iraku për në Siri. Britanikët kishin thënë se ata kanë sulmuar fushat e naftës të ISIS’it,shkruan Metro.“Janë edhe shumë lokacione që do t’i sulmojmë, duke përfshirë pjesën veriore dhe perëndimore të Sirisë. Këto pritet të ndodhin javën e ardhshme”, ka thënë Sekretari i Mbrojtjes, Michael Fallon.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

R.Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?