Britanikët për shefin e BE: Pi konjak, vjehrrin nazist dhe skandal spiunazhi

Pasi Bashkimi Europian kërkon që tashmë Britania të largohet sa më parë nga BE, pas vendimit të vetë britanikëve, mediat e këtij vendi kanë sulmuar ashpër kreun e BE-së, Jean-Claude Juncker. Ai akuzohet si njeriu përgjegjës, që detyroi britanikët të largohen nga BE, dhe tani iu kërkon të ikin sa më shpejt. Për këtë arsye, mediat britanike kanë nisur një sulm personal ndaj tij.

Sipas tyre, Juncker thuhet se pi konjak që në mëngjes, ka pranuar hapur se zhvillon takime sekrete me liderët europianë dhe është larguar nga detyra e tij pas një skandali spiunazhi që përfshiu familjen mbretërore të Luksemburgut.

Shefi i Komisionit Europian u shënjestrua si një “simbol negativ” i votuesve federalistë të së enjtes, dhe tani po përballet me thirrjet për dorëheqje. Por kjo nuk është stuhia e parë në karrierën e tij politike, as edhe më e keqja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga akuzat si pijanec i regjur, pranimi i akuzave për mashtrim se vuri mirëqënien e bankierëve të BE-së përpara popullit, Juncker ka qënë në qëndër të polemikave për dekada të tëra. Sipas mediave britanike, ai ka edhe një histori personale sekrete.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Familja e tij ka një të shkuar të errët naziste. I ati u detyrua me forcë të futej në ushtrinë naziste, vjehrri i tij, ishte një propagandist nazist, që ndihmoi në forcmimin e ligjeve të Nurembergut”, citojnë ato.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?