Britanikët po u thonë lamtumirë monedhave

Anglezët kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie emocionalisht të ndërlikuar me monedhat. Ata ruajtën – deri më 15 shkurt 1971, sistemin perandorak të bazuar në fraksione që sot duken komike edhe për ata vetë.

Monedha me vlerë më të lartë ishte gjysmë kurora dhe duheshin tetë prej tyre për të bërë një paund. Shilinga, e quajtur bob, vlente një të njëzetat e një paund, ose 12 pena.

Paundi për britanikët është po aq i paprekshëm sa monarkia, megjithatë nuk e kanë ndalur revolucionin teknologjik.

Zyrtarët josentimentalë të Thesarit urdhëruan për herë të parë Mint Mbretërore, të mos presë monedha të reja për qarkullim të përgjithshëm, duke hedhur dyshime mbi të ardhmen e monedhave me vlerë më të ulët (Minta Mbretërore nuk planifikon të porosisë Monedhat 1 dhe 2 pens në vitet e ardhshme, sipas Evening Standard).

Një emëtim më i vogël i kartmonedhave është kërkuar gjithashtu që do të thotë se gjithçka po shkon drejt digjitalizimit. E këtu lind një problem social për shtresat të cilat ende nuk janë shumë familjare me pagesat online.

SHKARKO APP