Bullgarët votojnë sot për të zgjedhur Presidentin e ri
Bullgarët sot po votojnë për të zgjedhur presidentin e ardhshëm. Këto zgjedhje do të përcaktojnë fatin e presidentit aktual Rumen Radev.
Prioriteti i tij mbetet lufta kundër korrupsionit në vendin më të varfër të BE-së. Ai ka arritur të sigurojë 49% të votave në raundin e parë dhe konsiderohet si favorit i këtyre zgjedhjeve.
Përballë tij është akademiku Anastas Gerdzhikov, i cili mbështet reformimin e gjyqësorit dhe dëshiron të përmirësojë klimën e biznesit.