Bullgaria dhe Rumania i bashkohen zonës Schengen nga marsi 2024

Bullgaria dhe Rumania morën miratimin për t’u bashkuar me zonën Schengen, pa pasaporta, të Evropës duke filluar nga marsi 2024, njoftoi presidenca spanjolle e BE-së dje në mbrëmje vonë.

”Kontrollet e kufirit të brendshëm ajror dhe detar midis dy vendeve të BE-së dhe anëtarëve të tjerë të Schengenit do të hiqen në mars 2024, ndërsa një vendim për heqjen e kontrolleve të tokës do të merret më vonë”, tha presidenca.

Zona Schengen pezullon kryesisht kontrollet kufitare midis anëtarëve të saj dhe lejon njerëzit të udhëtojnë, punojnë dhe jetojnë në një vend tjetër anëtar pa viza ose leje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bullgaria, Rumania, Irlanda dhe Qiproja janë të vetmet vende të BE-së që nuk janë pjesë e zonës Schengen, ndërsa shtetet joanëtare të BE-së Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni janë anëtarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përpjekjet e Bullgarisë dhe Rumanisë për t’u bashkuar kishin ngecur për më shumë se një dekadë që kur komisioni për herë të parë i konsideroi vendet të gatshme për Schengen në 2011, kryesisht për shkak të rezistencës nga Austria.

Vjena argumentoi se shumë emigrantë të paligjshëm po arrinin në Austri përmes dy vendeve. Anëtarët e rinj mund të pranohen vetëm nëse të gjitha vendet anëtare bien dakord. Komisioni Evropian përshëndeti vendimin për të pranuar Bullgarinë dhe Rumaninë.

“Urime Bullgarisë dhe Rumanisë. Kjo arritje e madhe është e mundur falë punës së palodhur, angazhimit dhe këmbënguljes tuaj”, tha në një deklaratë presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.

Gjyqësori dhe shteti i së drejtës në të dy vendet, të cilat iu bashkuan BE-së në vitin 2007, ishin nën vëzhgim të posaçëm nga Brukseli për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe krimit të organizuar.

Për shkak të këtyre çështjeve, vendet anëtare nuk kishin qenë në gjendje të bien dakord unanimisht për të pranuar Bullgarinë dhe Rumaninë në zonën Schengen të BE-së.

Për t’u bashkuar me Zonën Shengen, vendet duhet të plotësojnë kriteret specifike të përshkruara në VisaGuide.world Kjo përfshin kontrollin e kufijve të jashtëm, lëshimin e vizave uniforme Shengen, bashkëpunimin efektiv të sigurisë, pajtueshmërinë me rregullat e Shengenit dhe lidhjen me Sistemin e Informacionit Shengen (SIS) dhe Sistemin e Informacionit të Vizave (VIS) Anëtarët e mundshëm më pas i nënshtrohen një “vlerësimi Shengen” për të vlerësuar gatishmërinë e tyre.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?