Bullgaria: Rusia po na fut në sherr me Maqedoninë

S​ofja zyrtare ka reaguar sot ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergej Llavrov lidhur me ngjarjet e fundit në Maqedoni.

"I konsideroj ekstremisht të papërgjegjshme deklaratat e sotme të ministrit të Jashtëm rus, Sergej Llavrov, dhe insinuatën e tij, sipas së cilës Republika e Maqedonisë mund të ndahet mes Bullgarisë dhe Shqipërisë", deklaroi sot shefi i diplomacisë bullgare, Daniel Mitov.

Sipas tij, Bullgaria ka mbështetur më shumë se të gjitha vendet e tjera pavarësinë dhe sovranitetin e Maqedonisë dhe ishte vendi i parë që njohu Republikën e Maqedonisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?