Bullgaria shpall zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 korrik.

Vendimi pasoi dështimin e Parlamentit javën e kaluar për të formuar Qeverinë.

Radev po ashtu emëroi aleatin e tij të ngushtë, Stefan Yanev, kryeministër të përkohshëm.

Yanev aktualisht është sekretar për siguri dhe mbrojtje i presidentit.

Detyrat kryesore të kabinetit të tij të përkohshëm do të jenë organizimi i zgjedhjeve dhe menaxhimi i pandemisë së koronavirusit.

Partitë kryesore bullgare bënë tri përpjekje të dështuara për të formuar Qeverinë, pas zgjedhjeve të 4 prillit.

Partia e qendrës së djathtë GERB, e kryeministrit në largim, Boyko Borisov, doli e para në zgjedhje, por ajo fitoi vetëm 26 për qind të votave – të pamjaftueshme për të formuar Qeverinë.

SHKARKO APP