Bumi turistik çon në rritjen e abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve
Moldavia, Portugalia, dhe Vietnami janë shtetet ku abuzimi me fëmijët është në rritje. Këto vende shfrytëzojnë sezonin turizmit për të abuzuar seksualisht me fëmijët, sipas një raporti anti-trafikimit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.
Prostitucioni i fëmijëve dhe trafikimi për qëllime seksuale (ECPAT) sipas raport i cili ka evidentuar turizmin në rritjen e abuzimeve seksuale. Studimi detajon se si shtetet Europiane, si: Moldavia, Portugalia dhe Ukraina dhe vendet aziatike si Laosi, Vietnami dhe Kamboxhia kanë parë një rritje në praktikë.
Mark Capaldi, kreu i politikës dhe hulumtim i ECPAT, i tha Reuters se: “Shumë prej këtyre vendeve e shohin turizmin si një sektor fantastik të zhvillimit ekonomik por dhe të abuzimit ndaj fëmijëve”. Ai thotë se disa vende janë duke dështuar për të kuptuar se rritja e turizmit mund të çojë në rritjen e turizmit seksual dhe paralajmëroi se abuzimi seksual është vështirë të shërohet.
“Është shumë më e vështirë për të ndryshuar reputacionin e një vendi, nëse ai bëhet shihet si një vatër e turizmit seksual të fëmijëve”, tha Capaldi.
Ndër gjetjet e studimit është konkluzioni nuk ka profil tipike për një dhunues. Ata mund të jenë “turistë, njerëz zë biznesit, emigrant dhe punëtorë kalimtarë, ose vullnetarë të shoqërisë civile”. Abuzimet nuk janë të planifikuar zakonisht, por “ekziston një mundësi dhe ata mendojnë se mund ta përdorin këtë bum turistik për të kryer marrëdhënie seksuale me të mitur”.
“Është një detyrim moral për të vepruar tani për të mbrojtur të gjithë fëmijët nga ky krim tronditës kudo që janë”.
Burimi: Reuteres/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

