Burgjet më çnjerëzore në botë
Kriminelët janë fajtorë dhe ata duhen dënuar, por nganjëherë rehabilitimi në qendrat e burgimit më çnjerëzore në botë janë shumë ndryshe në krahasim me burgjet normale që ka çdo vend. Duke filluar nga mënyra se si ata jetojnë në një mjedis që tremb gjithçka e që të duket sikur je në ferr. Ekzistojnë burgje që mbajnë kriminelët më të rrezikshëm të botës, e që në këto burgje ka dhoma torture të mundimshme e të ashpra. Ne ju prezantojmë me 5-së burgjet më të rrezikshme të botës.
Burgu i zi i Dolphin, Rusi – Ky burg i Rusisë ka vrasësit më të rrezikshëm, përdhunuesit dhe kriminelë të tjerë. Gardianët janë strikt në përputhje me nivelin e kriminelëve. Që nga koha që ata zgjohen, deri në kohën që ata shkojnë për fjetur, ata nuk lejohen të ulen apo të bëjnë pushim. Për transportin e tyre, ata duhet ti shoqërojë dikush sepse ecim me sy të lidhur. Kështu që ju mund të imagjinoni vetë intensitetin e të gjithë mjedisit.
Penal de Ciudad në Barrios – Burgu që shumica e tij është me të burgosur nga bandë e El Salvador. Burgu është tashmë një shoqëri e tërë e bandave të rënda që janë të njohura e që janë të dhunshëm. Ata janë aq të rrezikshëm sepse vrasin rojet dhe kështu rojet janë të frikësuar për të hyrë në qelitë e tyre.
Bang Prison Kwang, Bangkok – Kriminelët më të njohur të Bangkokut gjenden në atë burg. Të burgosurit janë mbajtur përmes torturës dhe janë ushqyer vetëm një tas me supë orizi në ditë. Të burgosurit vuajnë dënim të përjetshëm dhe janë lidhur me pranga tek këmbët për të kufizuar lëvizjet e tyre.
Prison Tadmorin, Siri – Makthi i çdo krimineli mund të jetë burgu Tadmorin i Sirisë, i cili është burgu me reputacion në torturues dhe më i keq i njohur në botë. Burgu i trajton të gjithë të burgosur si të jenë kafshë dhe objekte jo të gjalla. Të burgosurit janë torturuar duke u zvarritur deri në vdekje apo edhe duke u prerë në copa-copa me një sëpatë. Në vitin 1980 rreth 1000 të burgosur u masakruan dhe atëherë ajo ka qenë një simbol i kërcënimit edhe për kriminelët më të rrezikshëm.
Unit 1391, Israel – Një nga vendet më të fshehta në tokë dhe i famshëm për abuzim të drejtave të njeriut është Unit 1391 i Izraelit. Burgu mban disa nga kriminelë të egër të vendit dhe të trajtohen në mënyrën më të mjerueshme. Njësia është e fshehur edhe nga shumica e autoriteteve dhe ka abuzuar ndoshta me të gjitha të drejtat e njeriut. Kështu, sasia dhe intensiteti i torturës që ju mund të parashikoni vetë.
Burimi: Storyeo/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

