Burri ushqen me gji fëmijën e tij

Një foto e cila ka ngjallur shumë pikëpyetje po qarkullon në rrjeteve sociale këto ditë. Në të shihet një burri që ushqen të voglin me gji. Evan Hempel një“transgender”, ka  sjellë në jetë fëmijën e tij të parë këtë vit.

Ai ndaloi së marri dozat e testosteronit 5 vite më parë dhe filloi të provonte fekondimin artificial nga bankat e spermës. Pas disa dështimeve të njëpasnjëshme, në pranverë të 2015 ai më në fund i dha jetë një djali.

Revista TIME shkruan se Evan kishte menduar se do të kishte problem me kolegët apo me motrën e tij për shkak të shtatzënisë, por jo, nuk ndodhi kështu.

“Pata eksperienca pozitive me të gjithë ata që morën vesh shtatzëninë time. Ata nuk i kushtuan vëmendje barkut të fryrë, por e menduan thjesht si fryrje beli”, – tregon Evan për TIME.

Nga ana tjetër, motra e Evan tregon: “Ishte e papritur, por diçka e bukur. Familja e tij duket si të gjitha familjet e tjera”.

Evan më pas ka treguar diçka tepër interesante për tabloidin e njohur: “Kur më shkruajnë letra apo email-e, nuk e nisin me “zonjë” apo “zotëri”. E thjeshtë. Seksi im është femër, por gjinia është mashkull”.

Kështu e ka mbyllur intervistën e tij për TIME, Evan Hempel.

SHKARKO APP