Burri zhvishet lakuriq brenda në tren, pasagjerët nuk durojnë. E dhunojnë me grushte dhe shkelma
Një akt dhune ndodhi në metronë e Londrës, Britani e Madhe, kur një burrë u zhvesh lakuriq para pasagjerëve dhe u sulmua pasi refuzoi të zbriste nga treni. Incidenti ndodhi midis stacioneve Upton Park dhe East Ham, kur burri filloi të bërtiste pak pasi treni me drejtim lindje ishte nisur.
Ai uli pantallonat, e mbështolli rripin rreth qafës dhe mbeti lakuriq nga beli e poshtë. Pak më vonë, pasagjerët e metrosë filluan ta godisnin me shqelma dhe grushte burrin lakuriq derisa arritën ta mbërthenin në dyshemenë e vagonit. Burri u dërgua më pas në stacionin e metrosë East Ham, ndërsa pasagjerët informuan stafin për incidentin.
Një oficer policie jashtë detyrës ishte në tren dhe e arrestoi atë, dhe burri u dërgua më vonë në spital, ku po mbahet sipas Aktit të Shëndetit Mendor. Edhe pasagjerët e trenit që sulmuan burrin e zhveshur rrezikojnë të arrestohen nga autoritetet.
KOHA JONË SONDAZH

