Caktohet data e gjyqit për Donald Trump

Gjyqi ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump është caktuar për t’u mbajtur në 4 mars 2024, tetë muaj para zgjedhjeve presidenciale të 2024-ës në SHBA. Gjyqi është një ditë përpara të ashtuquajturës “Super Tuesday”, kur shumë shtete propozojnë kandidatin e tyre republikan ose demokrat për president. Trump u akuzua në fillim të këtij muaji në një padi me katër pika për mashtrim për të zhbërë humbjen e tij ndaj demokratit Biden në zgjedhjet e vitit 2020.

SHKARKO APP