FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Caktohet mbledhja e BE për luftën në Lindjen e Mesme: Po shqyrtojmë sesi mund të shpërndahemi, të ndalohet përshkallëzimi i dhunës

Bashkimi Evropian ka vendosur të bëjë thirrje për një armëpushim në luftimet e vazhdueshme në një takim urgjent me video të 27 ministrave të jashtëm të bllokut.

“Ne kemi biseduar me partnerët për të parë se si mund të shpërndahemi dhe të kontribuojmë në ndalimin e kësaj përshkallëzimi shumë të rrezikshëm dhe shqetësues të dhunës,”– tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Sipas Aljazeera, BE-ja është partneri më i madh tregtar i Izraelit dhe një donator i madh i ndihmës për palestinezët, por ka hezituar të përdorë një fuqi të tillë ose të diskutojë sanksione të mundshme ekonomike ndaj qeverisë së Izraelit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Luftimet nisën pas një përplasje mes policisë izraelitëve dhe palestinezëve në vendin e shenjtë në Jeruzalemin lindor. “Haram al sharif” është Mali i Tempullit dhe frekuentohet edhe nga myslimanët palestinezë edhe nga izraelitët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përplasjet vazhduan dhe autoritetet izraelite përgjatë muajit të Ramazanit kërkuan të dëbonin familjet palestineze që jetojnë në Jeruzalemin lindor. Gjatë përplasjeve, Hamas kërkoi që qeveria izraelite të largonte policinë dhe të mos dëbonte familjet por thirrjet nuk u dëgjuan.

Në këtë moment, ushtria palestineze dërgoi raketa drejt Izraelit dhe kaq mjaftoi që lufta të niste. Konflikti mes dy vendeve është i vjetër dhe daton për më shumë se 7 dekada.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?