Çavusoglu: Anëtarësimi i Turqisë në BE, do t’i shtonte vlerat unionit

Ministri i Jashtëm i Tuqisë, Mevlut Cavusoglu kërkon nga Bashkimi Evropian që të reflektojë dhe të kuptojë gabimet që ka kryer drejt Turqisë, duke shtuar që anëtarësimi i Turqisë në BE, do t’i shtonte vlerat unionit.

I pranishëm në Komitetin Parlamentar për Hartimin e Buxhetit, ministri u shpreh i bindur se mund të krijohen marrëdhënie shumë produktive për të dy palët.

Ai komentoi edhe raportet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, këto dy vende kanë pikëpamje të ndryshme mbi një numër çështjesh rajonale, ku përfshiu edhe situatën në Siri dhe Libi.

SHKARKO APP