Cazeneuve: Ligji për ndalimin e burkinit antikushtetues

Një ligj që ndalon mbajtjen e burknit do të ishte antikushtetues, i paefektshëm dhe do të rrezikonte të krijnote tensione të pandreqshme, paralajmëroi sot në mbrëmje ministri francez i Punëve të Brendshme, Bernard Cazeneuve, në një intervistë për të përditshmen “La Croix”.

“Nëse shumë personalitete të djathta janë shprehur pro një ligji që ndalon këtë veshje plazhi islamike që mbulon krejtësisht trupin, shumë e kritikuar, qeveria socialiste refuzon ta ligjërojë këtë çështje sepse një ligj i tillë do të ishte antikushtetues, i paefektshëm dhe i natyrës që do të krijonte antagonizma dhe tensione të pandreqshme”, theksoi ministri.

Juridiksioni administrativ më i lartë francez e bllokoi sot ndalimin e burkinit duke i kërkuar kryebashkiakëve të respektojnë liritë e garantuara nga ligji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?