CDU me Merkel – CDU pas Merkelit

Kongresi i CDU-së diskutoi me tone kritike gjendjen në parti. Koalicioni me bazë të gjerë me SPD u konfirmua. Por CDU-ja është përgatitur për rrugën që do të ndjekë pas Angela Merkelit, mendon Christoph Strack. Angela Merkel është tani në një situatë ngjashëm si ajo e Konrad Adenauerit dhe më vonë e Helmut Kohlit, kancelarët krisdtiandemokratë me mandatin më të gjatë përkatësisht 1949 – 1963 dhe 1982 – 1998. Ende ajo e drejton partinë, ende ajo është e parrezikuar. Sepse CDU-ja nuk bën puç. E njëjta gjë vlen edhe për sekretaren e përgjithshme të partisë. Partia zhvillohet.

Pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare Merkel në kongresin e kristiandemokratëve bëri reklamë për një koalicion të ri me bazë të gjerë. E në këtë pikë ajo u mbështet në masë në votim. Kjo votë ishte si një thirrje “edhe më tej kështu!”. Por megjithatë mesazhi i të deleguarve këtë ditë ishte: “Jo më kështu!”.

Jo më një kongres partie i Merkelit

Takimi një ditor i CDU-së nuk ishte më një kongres partie i Merkelit. Ajo mbajti fjalimin më të gjatë për të bërë për vete delegatët për koaliconin e ri me socialdemokratët. Merkel shpjegoi dhe sqaroi. Annegret Kramp-Karrenbauer – gati katër orë më vonë – foli me zjarr. Sikurse mund të flas ënë rastin mëtë mirë një sekretare e përgjithshme, partia e së cilës ndodhet në dielmë me vetveten.

Strack Christoph Kommentarbild AppChristoph Strack

Fjala e saj i drejtohej partisë së saj. Shumica e partive të tjera ajo nuk i përmendi fare. Vetëm një grupim tjetër politik përmendi Merkeli disa herë në fjalimin e saj një orësh: AfD, populistët e djathtë, që në luftën elektorale kancelarja nuk i pati përmendur aspak. Ajo e quajti antisemitizmin e AFD-së, antisemitizëm, që ekziston tek ekstremi i majtë dhe i djathtë.

Ajo që tërhoqi vëmendjen dhe la përshtypje ishte fjalimi, i cili e tejkaloi afatin e përcaktuar kohor. Ajo theu tabunë, për ato që ishin akulumuar prej kohësh dëshpërimi dhe zhgënjimi. Disa madje dolën para mikrofonit dhe deklaruan “Jo-në” e tyre ndaj marrëveshjes së koalicionit. Ishte për CDU-në zakonisht e mirëorganizuar në kongreset e saj, një debat mjaft i gjerë dhe kritik. Kur refereruesit flisnin për Merkelin, ata tentonin të shprehnin falënderim për ato çfarë kanë kaluar. Por kur ishte fjala për të ardhmen e punës së partisë me një program të ri, atë përmendin me plot besim emrin e sekretares së re të përgjithshme Kramp-Karrenbauer. Atë që kryesia e partisë ia kurseu vetes pas zgjedhjeve të 2017, një retrospektivë të hapur dhe kritike, iu kthye tani me zjarr të madh.

Shumë brohoritje për forcat që meritojnë dhe shpresat e së ardhmes

Duartrokitja më e përzemërt dhe më entuziaste nuk u dha pas fjalimit të kryetares së partisë, por gjatë vlerësimit që ajo i bëri ministrave që largohen tani jo me dëshirën e tyre nga kabineti Hermann Gröhe dhe Thomas de Maiziere, pasi u përmend për herë të parë emri i Kramp-Karrenbauer dhe i ministrit në largim të Financave Wolfgang Schäuble. Po ashtu katër minuta duartrokitje për Merkelin erdhën, sepse i gjithëanshmi kryetar i të rinjve kristiandemokrat Paul Ziemiak, vazhdonte të duartrokiste pa e pasur mendjen, ndërkohë të tjerët kishin filluar të diskutojnë në grupime të vogla. Madje ndokujt as që i bëhej të duartrokiste pas fjalimit të Merkelit.

Dita në Berlin ishte me fjalimet surprizuese dhe kritike një kongres tranzicioni i partisë: pas bisedimeve të koalicionit dhe para votimit që pritet nga anëtarët e partisë socialdemokrate për marrëveshjen e koalicionit. Para Annegret Kramp-Karrenbauer. Ende me Merkelin. E në pjesën më të madhe të tij ky u duk si një kongres i parë i CDU-së pas Merkelit.

SHKARKO APP