Çeki, policia gaz lotsjellës kundër azilkërkuesve
Policia e Çekisë thotë se ka përdorur gaz lotsjellës për të ndare emigrantët, që përpiqeshin të largoheshin nga një qendër e paraburgimit në pjesën verilindore të këtij vendi.
“Qindra emigrantë kanë shprehur revoltë. Forcat speciale është dashur të ndërhyjnë për shkak të intensitetit të protestës”, ka thënë një zëdhënëse policore.
Emigrantët, shumica prej të cilëve janë nga Afganistani, Pakistani dhe Iraku, po mbahen në këtë qendër të paraburgimit në pritje të dëbimit nga Çekia.
Emigrantët pritet të dërgohen në vendet ku kanë hyrë së pari në zonën Shengen të Bashkimit Evropian.
Sipas rregullave të BE-së, kërkesa për azil e imigrantëve bëhet në vendin e BEsë ku ata kanë ardhur së pari. Mediat lokale kanë raportuar se imigrantët me gjasë përpiqeshin të kalonin në Gjermani.