Celulari shpërthen në karikim, vdes babai i katër fëmijëve

Kishte vënë telefonin në karikim dhe ishte shtrirë për të fjetur.

Një veprim i përditshëm, të cilin e bëjnë shumë prej nesh, por që rezultoi fatal.

45-vjeçari Nazrin Hassan, menaxher i kompanisë “Cradle Fund Snd Bhd”, një shoqëri financiare nga Mali, humbi jetën në 14 qershor, për shkak të shpërthimit të telefonit, të cilin e kishte vendosur poshtë jastëkut, teksa ishte në karikim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezulton se telefoni i markës Huawei, ishte nxehur aq shumë sa që kishte shpërthyer, duke i dëmtuar kokën burrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nazrin Hassan ishte baba i katër fëmijëve, ndërkohë që kunati i tij e bëri rastin publik në media, për të shmangur raste të tjera të ngjashme.

“Lënia e telefonit në karikim gjatë natës, poshtë jastëkut, është një praktikë që shumë persona e bëjnë shpesh, por do ishte mirë të mos e bënin”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?