Centeno pro propozimit franko-gjerman për krijimin e buxhetit të Eurozonës

Mosrespektimi i kufizimeve për borxhin nga disa vende të BE-së ka nxitur Francën dhe Gjermaninë që propozojnë hartimin e një buxheti investimesh vetëm për anëtarët që u binden rregullave. Kreu i Eurogrupit, Mario Centeno, tha se një propozim i tillë mund t’u paraqitet udhëheqësve në dhjetor.

Propozimi franko-gjerman për hartimin e një buxheti të përbashkët për Eurozonën mori mbështetje të menjëhershme.

Kreu i Eurogrupit, Mario Centeno, tha se një propozim i tillë, shënon një arritje të jashtëzakonshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Eurogroupit, që njëherësh është dhe Ministri portugez i Financave, Mario Centeno, e përshëndeti propozimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi se propozimi mund t’u paraqitet udhëheqësve të BE-së në Samitin e dhjetorit.

Mario Centeno: “Është shumë e rëndësishme që ky kontribut, është një arritje e jashtëzakonshme që mund të paraqitet në dhjetor. Mund të jetë pjesë e një pakete të fortë që t’u paraqitet udhëheqësve në dhjetor.”

Franca dhe Gjermania ranë dakord të premten të mbështesin hartimin e një buxheti të përbashkët për Eurozonën për të financuar investimet dhe për të nxitur reformimin e ekonomive të grupit.

Sipas propozimit, ky buxhet do të jetë në dispozicion vetëm për ato vende anëtare që ju binden rregullave shtrënguesve të BE-së për defiçitin dhe borxhin.

Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, kërkoi mbështetje për krijimin deri në dhjetor të bashkimit bankar të BE-së, ndërsa shtoi se hartimi i buxhetit të përbashkët do ta forconte bllokun.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?