CEO i Starbucks do lejohet të punojë në distancë, plot 1600 km larg zyrës

CEO i ri i Starbucks nuk do të punojë as 10 e as 100 km larg zyrave qëndrore, por plot 1600 km larg.

Shefi Ekzekutiv i sapoemëruar i Starbucks Corp. Brian Niccol-it nuk do t’i kërkohet të zhvendoset në selinë qëndrore të kompanisë në Seattle muajin që vjen.

CEO i ardhshëm ra dakord të udhëtojë drejt zyrës sa herë që të jetë nevoja, por në përditshmëri do të punojë në distancë.

Drejtori aktual Chipotle Mexican Grill Inc., ndodhet në Newport Beach, në Kaliforni.

Starbucks tashmë do të paguajë për një zyrë të largët që do të ngrihet rreth 1600 km larg nga Seattle dhe vetëm për CEO-n e ri.

SHKARKO APP