Certifikata e imunitetit, BE apel për shtetet anëtare: Jo zgjidhje të ndara

Brukseli parlajmëron shtetet anëtare që duan të prezantojnë me vete certifikatën e imunitetit nga Covid-19, se do të përballen me një mori problematikash, nëse blloku do të dështojë në krijimin e një sistemi të përbashkët.

”Nëse dakordësohemi politikisht, zgjidhjet teknike do të jenë gati në kohë. Nëse jo, rrezikojmë fragmentarizim rreth Europës. Do të rrezikonim të kishim një sërë dokumentash që nuk do të lexoheshin apo verifikoheshin në shtetet të tjera dhe gjithashtu përhapjen si të virusit ashtu edhe të mosbesimit të qytetarëve”, shprehet Didier Reynders, komisoner europian për drejtësinë.

BE-ja synon të prezantojë një certifikatë të përbashkët digjitale për të lejuar lëvizjen e turistëve në verë. Ka mosmarrëveshje për çështje si kostot, privatësia dhe aspektet teknike e shëndetësore të sistemit të ri. Vende që mbështeten tek turizmi, të tilla si Italia dhe Spanja duan të lëshojnë certifikatën sa më shpejt të jetë e mundur përtë ndihmuar ekonomitë në vështirësi. Hezitimi i shteteve veriore, e gjithashtu procedurat e gjata të vendimeve të Brukselit, po i detyron ta gjejnë vetë zgjidhjen.

SHKARKO APP