Çfarë bën një austriak nga frika e një bllokimi të dytë?
Një fanatik austriak i peshkut ton, ishte aq i shqetësuar për një valë e re e bllokimeve nga koronavirusi, sa filloi të grabiste dyqanet përpara lockdown-it të ri, sipas policisë në afërsi të qytetit Graz.
Autoritetet thanë se burri i tregoi vjedhjet, pasi u zbulua se kishte arritur të merrte më shumë se 100 kuti konservash me ton në makinën e tij.
Ai u kap pasi tërhoqi vëmendjen e një detektivi dyqani.
“I akuzuari tha në mbrojtje të tij se ai e donte shumë peshkun ton dhe, për shkak të pandemisë së koronavirusit, ishte i shqetësuar se nuk do të kishte më peshk ton në dyqane”, thuhet në deklaratën e policisë.
Policia tha se burri vodhi koservat nga nëntë dyqane të ndryshme.