FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çfarë ju shkruajtën trashëgimtarëve të tyre Clinton dhe Bush para inaugurimit? (FOTO)

Për herë të parë janë publikuar letrat që ish presidentët amerikanë, Bill Clinton dhe George W. Bush, i kanë dërguar pasardhësve të tyre.

Në letrat që ai së pari njoftoi ABC News mund të gjenden fjalët e përkrahjes.

“Do të keni momente të vështira. Do t’ju kritikojnë . ‘Miqët’ e juaj do t’ju zhgënjejnë”, shkroi Bush për pasuesin e tij, Barack Obama, më 20 janar 2009.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Por do të keni gjithmonë me vete Perëndinë e plotfuqishëm, familjen që ju do, vendin që ju udhëhiqni, duke më përfshirë edhe mua. Pa marrë parasysh se çfarë do të vijë, do të jeni i frymëzuar nga njerëzit që i udhëheqni”, shkroi Bush.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çka ju shkruajtën trashëgimtarëve të tyre Clinton dhe Bush para inaugurimit? (FOTO)

Bill Clinton, në letrën për George Bush, në vitin 2001, i tha Bush që ai do të udhëhiqte “një popull krenar, të ndershëm dhe të mirë”.

“Nga kjo ditë ju jeni Presidenti i të gjithë neve. Unë ju përshëndes dhe ju uroj suksese dhe fat të mirë “, shkruante Clinton.

Letrat janë botuar me lejen e bibliotekës presidenciale, si pjesë e një traditë të gjatë që përfshin letrën dërguar nga Ronald Reagan për Bush Senior.

Inaugurimi i Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të zhvillohet sot, kur ai zyrtarisht do të bëhet Presidenti i 45 i këtij vendi.GazetaExpress.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?