Çfarë ndodh nëse SHBA sulmon Iranin? 7 skenarët e mundshëm të konfliktit

Shtetet e Bashkuara duket se janë pranë një vendimi kritik: një goditje ushtarake ndaj Iranit mund të ndodhë brenda pak ditësh. Objektivat e mundshme janë të parashikueshme, që nga bazat ushtarake e raketat balistike, deri te programi bërthamor. Por ajo që mbetet e paqartë është pasoja reale e një sulmi të tillë.

Nëse Presidenti Donald Trump vendos të urdhërojë sulmin, analistët ngrenë 7 skenarë që mund të ndryshojnë gjithë Lindjen e Mesme:

1. Rrëzimi dhe kaosi: SHBA kryen goditje precize me shpresën se regjimi do të rrëzohet. Por historia në Irak dhe Libi tregon se rrëzimi i një pushteti shpesh hap vite të tëra kaosi në vend të stabilitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

2. Moderimi me forcë: Një mundësi ku Republika Islamike mbijeton, por detyrohet të ndalojë mbështetjen për grupet militante dhe të frenojë programin bërthamor. Skeptikët e shohin këtë si të vështirë, duke njohur natyrën sfiduese të Teheranit.

Swiss Digital Mobile Reklama

3. Diktatura ushtarake: Vendi mund të mos shkojë drejt demokracisë, por të kalojë nën një qeverisje të ashpër të Gardës Revolucionare (IRGC), e cila kontrollon aparatin e sigurisë.

4. Zinxhiri i hakmarrjes: Një kundërpërgjigje iraniane mund të përfshijë goditje ndaj bazave amerikane në Gjirin Persik, si Bahreini apo Katari, dhe sulme ndaj Izraelit apo Jordanisë, duke ndezur gjithë rajonin.

5. Bllokimi i Hormuzit: Nëse Irani minon këtë ngushticë, një pjesë e madhe e naftës botërore bllokohet. Pasojat? Rritje e menjëhershme e çmimeve dhe goditje e rëndë për ekonominë globale.

6. Sulmet “Swarm”: Përmes shumë dronëve dhe mjeteve të shpejta, Irani mund të tentojë të fundosë një anije luftarake amerikane. Ky skenar do të ishte poshtërim për SHBA-në dhe do të niste një luftë të hapur.

7. “Siriizimi” i Iranit: Skenari më i frikshëm ku një shtet me 93 milionë banorë zhytet në luftë civile, duke sjellë katastrofë humanitare dhe valë refugjatësh drejt Europës.

Në fund, pyetja që mbetet: a ekziston një plan për “ditën pas”? Rreziku më i madh është që një goditje e nisur për arsye politike të hapë një konflikt pa fund dhe të paparashikueshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?